Pallto elegante me gjatësi mesatare dhe me jakë të madhe klasike, e realizuar nga material pelushi artificial (faux fur) me prekje të butë dhe luksoze. Me prerje të lirshme që i jep trupit rehati dhe liri në lëvizje. Pëlhura pelushi krijon një efekt të pasur dhe elegant, ndërsa dizajni me gjatësi mesatare e bën të përshtatshme për çdo lartësi dhe formë trupi.E përkryer për t’u veshur mbi kombinime të përditshme, fustane apo veshje më formale, kjo pallto është një zgjedhje e gjithanshme që shton një ndjesi komoditeti, elegance dhe delikatesë në çdo dalje. Një veshje që të mbështjell me ngrohtësi, duke të bërë të ndihesh e sigurt dhe plot stil në çdo moment
Nuk ka përshtypje