Çfarë mund të shesësh (dhe të blesh) në Circa

May 7, 2025

Nga veshjet që s’i përdor më, te punimet artizanale unike, Circa është vendi ku çdo send gjen jetë të dytë. Ja çfarë mund të publikosh dhe të gjesh në platformë.

Një treg për gjithçka që meriton të rishfaqet

Circa nuk është vetëm për “rrobat e vjetra”. Është hapësira ku bashkohen tre botë: second hand, handmade dhe artizanalja lokale.
Çdo gjë që ka vlerë, karakter apo histori, mund të shitet, blihet ose të frymëzojë dikë tjetër.

Veshje dhe aksesorë

Këtu futet gjithçka që ende duket mirë, por nuk të bën më punë:

  • Xhaketa, bluza, pantallona, fustane

  • Atlete, këpucë, çanta

  • Bizhuteri, syze, kapela, shalla

Veshjet vintage janë ndër më të kërkuarat — veçanërisht ato që kanë stil të veçantë ose markë të njohur. Një foto e qartë dhe përmasat e sakta bëjnë gjithë diferencën.

Punime artizanale dhe produkte lokale

Circa është edhe një vitrinë për krijuesit vendas.
Nëse punon me dorë, pikturon, qendis, bën bizhuteri ose prodhime natyrale, ke vendin tënd këtu.
Shembuj që shiten mirë:

  • Sapunë dhe qirinj artizanalë

  • Bizhuteri nga materiale të ricikluara

  • Qese, punime tekstili dhe dekorime shtëpie

  • Punime druri apo qeramike me dizajn unik

Blerësit duan histori, jo vetëm produkte. Prandaj tregoi si e krijove.

Artikuj për fëmijë dhe lifestyle

Rrobat e fëmijëve përdoren pak dhe shpesh mbeten si të reja. Në Circa ato gjejnë menjëherë blerës.
Po ashtu, mund të gjesh:

  • Lodra, libra, pajisje kreative

  • Artikuj për sport, kamping dhe hobi

Në Circa, çdo produkt është një histori që mund të vazhdojë.

Qëllimi nuk është vetëm të shesësh, por të rrotullosh vlerën: çfarë s’të duhet ty, mund të jetë fiks ajo që dikush tjetër po kërkon.

Publikoje, tregoje, jepi një jetë të dytë.